Drejtori i Inteligjencës, Driton Gashi, është rrëfyer sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë.
Mbledhja e komisionit është mbajtur me dyer të mbyllura, derisa pas raportimit në prononcim për media kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala, tha de drejtori ka raportuar për situatën e sigurisë më vend dhe se nga sot nuk ka më alarm për sulme në Kosovë.
Ai tha nuk është biseduar për organizatat e dyshuara për sulme, pasiqë të gjitha janë nën hetime. Se a kanë qenë serioze këto kërcënime ai tha se institucionet kërcënimet duhet t’i marrin seriozisht dhe se duhet të ketë gatishmëri.
Ai madje tha se situata ka qenë serioze shkak i festës së Pashkëve.
Se kanë qenë figura politike cak i këtyre sulmeve Shala ka pohuar një gjë të tillë, duke thënë se bëhet fjalë për figura të cilat janë përmend në media, si presidenti, kryeministri e të tjerët.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...