Është mbajtur sot Forumi i Dytë I Nivelit të Lartë për Energji ““Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut”.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha gjatë këtij forumi se Qeveria e tij është duke bërë të gjitha përpjeket që Kosova të ecën përpara në fushën e energjisë, shkruan arbresh.info.
Mustafa tha se Kosova ka nevojë të zhvilloj burimet e energjisë dhe po ashtu të filloj ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.
“Ne kemi hartuar strategjinë e energjisë për periudhën 2017-29026 dhe këtë e konsiderojmë si të arritur të veçantë sepse energjia është resurs relevant për zhvillimin ekonomik të Kosovës.Kosova ka nevojë që të zhvilloj burimet e energjisë, kemi nevojë ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re””, tha Mustafa.
Ai shtoi se do të ofrojnë kushte për investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë dhe po ashtu do të sigurohen bizneset e Kosovës se do të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike.
Edhe ambasadori amerikan Greg Delawie tha se Kosova ka nevojë të fokusohet në fushën e energjisë elektrike.
Delawie tha se ShBA-ja do të vazhdoj ta mbeshtes Kosovën në këtë drejtim.
Marco Mantovanelli, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë tha në fjalën e tij në këtë forum se Banka Botërore është krenare që është partnere e Kosovës në zhvillimin e strategjisë së Qeverisë për energjinë.
Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomi, Blerand Stavileci tha se një lajm i mirë në dy vitete e fundit është miratim i pakos së tretë për energjinë që hap mundësinë për liberalizimin e tregut dhe kësisoj edhe rritjen e konkurrencës./Arbresh.info.
Forumi i Rinisë së LDK-së dorëzon kallëzim penal në Prokuror...
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me ...
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...