Google ADS

Le Pen zotohet t’i japë fund emigracionit nëse bëhet presidente

09:51 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Udhëheqësja e krahut ekstrem të djathtë Marine Le Pen ka kërkuar të mobilizojë mbështetësit e saj gjashtë ditë para zgjedhjeve më të paparashikuara të Francës në dekada.

Ajo është zotuar të pezullojë gjithë emigracionin dhe të mbrojë votuesit nga “globalizmi i egër”, transmeton portali arbresh.info.

Sondazhet kanë treguar për muaj të tërë që Le Pen dhe politikani i qendrës Emmanuel Macron si të kualifikuar për balotazhin e 7 majit, por hendeku mes konservatorit Francois Fillon dhe majtisti Jean-Luc Melenchon është ngushtuar.

“Do t’ju mbroj juve. Masa ime e parë si presidente do të jetë kthimi i kufijve të Francës”, ka thënë Le Pen para turmës prej 5 mijë njerëzve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme