Pas pauzës 5 ditore, Kuvendi I Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdoj seancën konstituive në të cilën do të debatohet për zgjedhjen e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Fillimi I vazhdimit të 13 të seancës në fjalë është caktuar për në ora 13:00.
Në rrjedhën e deritanishme të debatit me replika paraqiten deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kërkojnë nga LSDM të heqë dorë nga Platforma e Tiranës dhe të hapin rrugën për dalje nga kriza politike. VMRO-ja gjithashtu kërkon që të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale.
Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë të bëjnë me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të vihet në votim propozimi i tyre – të kalohet në pikën e re – zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Seanca konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse./Arbresh.info
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...