Dashi – Për pjesën me te madhe te çifteve, gjerat do ecin me se miri sot ne jetën sentimentale. Do e dëgjoni me kujdes partnerin dhe nuk do bëni asgjë sipas mendjes suaj. Beqaret nuk duhet te dalin ne përfundime te nxituara para se ta njohin mire një person. Shmangni zhgënjimet! Financat do jete te paqëndrueshme. Këshillohuni sa me shpejt e specialistet e fushës.
Demi – Klima ne çift nuk do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite. Mos bëni gabim te joshni persona te tjerë sepse gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot do shkatërrohet menjëherë. Beqaret do çejne mundësi te mira për ta stabilizuar jetën e tyre sentimentale. Përfitoni! Ne planin financiar pritet te keni fat. Tregohuni vetëm pak me te vëmendshëm kur te shpenzoni.
Binjakët – Mos e ngrini ne piedestal sot atë qe dashuroni sepse do ndihet i privilegjuar dhe mund te kërkojë edhe dike tjetër. Beqaret do kenë disa takime, por nuk duhet te kërkojnë perfeksionin. Askush nuk ehte i tille, madje as ju. Përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen sot sepse nuk vijnë shpesh te tilla. Yjet do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën financiare.
Gaforrja – Do i shtoni dozat e imagjinatës sot ne jetën tuaj ne çift dhe do kaloni momente me te këndshme pranë partnerit. Lejojini vetes edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do kenë takime pa fund, por ehte shume shpejt për te filluar një lidhje. Njihuni mire me personat qe do iu qëndrojnë pranë. Dite e shkëlqyer për te bere një riorganizim te financave. Situata do stabilizohet.
Luani – Nëse doni qe marrëdhënia juaj me partnerin te përmirësohet duhet te ndryshoni tërësisht mënyrën tuaj te sjelljes. Tregohuni pak me te kuptueshëm dhe toleroni here pas here., Kokëfortësia gjithashtu është një “armik”. Beqaret do kenë serish te njëjtin status. Ne planin financiar duhet te ulni sa te mundni shpenzimet dhe t’i menaxhoni më me kujdes te ardhurat.
Virgjëresha – Do kërkoni me shume liri gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe kjo do krijoje debate me partnerin. Mos e teproni dhe flisni qetësisht. Beqaret do fillojnë disa aventura te këndshme dhe emocionuese, por qe nuk do i çojnë asgjëkund. Hëna do ndikoje negativisht tek financat. Kujdes me shpenzimet e mëdha sepse gabimi me i vogël do iu rrënojë menjëherë.
Peshorja – Do tregoheni me te disponueshëm për jetën ne çift sot dhe nuk do këtë asnjë mundësi qe lidhja juaj te pushtohet nga rutina. Do argëtoheni pa fund dhe do provoni eksperienca te reja. Beqaret do joshen pa fund, por nuk do e kenë te lehte te vendosin për dike. Ne planin financiar priten përmirësime. Do ndiheni me te qete dhe do shpenzoni pa frike për disa gjera te nevojshme.
Akrepi – Partneri do iu surprizojë gjate kësaj dite me një propozim te rëndësishëm. Edhe pse do iu vije papritur mendohuni mire para se te jepni një përgjigje. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe nuk do e gjejnë as sot personin e përshtatshëm. Ne planin financiar do jeni me te motivuar për t’u përballur me problemet qe do iu dalin përpara. Do e stabilizoni situatën.
Shigjetari – Fale mbështetjes se Uranit, marrëdhënia juaj me partnerin do jete e shkëlqyer sot. Do ndiheni shume mire pranë tij dhe do mendoni te dy për te ardhmen. Beqaret do lodhen pak duke kërkuar, por ne fund do e gjejnë personin e përshtatshëm. Ai mund te jete i shenjës se Ujorit. Ne planin financiar nuk rekomandohen transaksione apo investime te mëdha.
Bricjapi – Sot do rivendoset dialogu ne çift dhe do flisni hapur me partnerin tuaj. Pas kaq kohesh do i sqaroni një e nga një te gjitha keqkuptimet dhe do ndiheni te qete. Beqaret do jene luftarake dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Do ndryshoni status shume shpejt. Tregohuni sa me vigjilente ne planin financiar nëse nuk doni te përballeni me probleme te mëdha.
Ujori – Nëse jeni ne një lidhje prej disa kohesh, çdo gjë do shkoje mire sot. Do flisni për gjithçka me njeri-tjetrin dhe nuk do mbani sekrete. Beqaret do pëlqejnë disa persona aspak te sinqerte dhe shume xheloze. Kujdes, nëse mendoni te filloni një lidhje me ta do vuani shume. Ne planin financiar do iu gjeni menjëherë zgjidhje problemeve dhe do shpenzoni pa frike.
Peshqit – Do e keni te veshtie t’i qëndroni besnike partnerit tuaj sot sepse dikush do iu joshe jashtë mase. Kujdes me çdo gjë qe do bëni sepse do e lëndoni jashtë mase atë qe keni ne krah. Për beqaret do jete dite e favorshme për aventura pasionante dhe emocionuese. Ne planin financiar do përballeni me situata aspak te favorshme. Tregohuni te arsyeshëm me shpenzimet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...