Google ADS

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

07:20 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, në rend të ditës të së cilës janë 13 pika për shqyrtim.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,
  1. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
  1. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  1. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për periudhën 2017-2021,
  1. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Propozim-vendimin nr. 20/2017, dt. 10 mars 2017, të Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me zbatimin e Ligjit nr. 03/L-178 për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë,
  1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,
  1. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme