Google ADS

U prish dera, nënë e bijë vdesin në sauna

02:03 | 18 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Pragë të Çekisë, ku dy gra kanë gjetur vdekjen për shkak se u bllokuan për 90 minuta në sauna, pasi u prish doreza e derës.

Pronarja e saunës filloi të kishte dyshime pasi të dyja gratë e moshës 65 dhe 45 vjeçare u vonuan më shumë se koha normale për të ndejtur aty, por kur shkoi të kontrollonte i gjeti të dyja të shtrira në tokë pa shenja jete.

Më pas, policia konfirmoi se gratë ishin bllokuar në sauna pasi ishte prishur brava e derës dhe nuk mundën të dilnin pavarësisht tentativave të shumta. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme