Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga se mesazhi i dhënë sot nga ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel ishte i qartë.
Rama tha se ka është në komunikim të vazhdueshëm me Kancelaren Merkel dhe me familjen politike të PD-së në Europë, por që sërish, edhe përpjekjet e tyre kanë rezultuar të pasuksesshme.
“Jam në komunikim të vazhdueshëm me kancelaren Merkel dhe për fat të keq këtë opinion të shprehur kaq qartë e troç e shoh si shprehjen e një dufi le të themi, lidhur me faktin se të gjitha përpjekjet e bëra edhe në familjen e PD-së kanë rezultuar të pasuksesshme, u shpreh Rama.
“Prapëseprapë, edhe konfirmimi i të gjithë atyre gjërave që unë i kam thënë, sepse në të vërtetë askush nuk e kupton këtë qëndrim surreal të opozitës… nuk jam ndjerë mirë, sepse në fund të fundit është opozita e Shqipërisë dhe sado që përgjegjësia është mbi shpatullat e drejtuesve të PD-së, kjo dënon përgjithësisht imazhin e Shqipërisë. Një i huaj dhe sado dashamirës të jetë, nuk e lë vendin me përfundimin e hidhur se ka shumë për të bërë”, tha Rama
I pyetur se çdo të kishte bërë nëse do të ishte në vend të Bashës, Rama tha se, “nëse unë do të isha në vend të tij nuk do të isha në çadër. Në kohë kur unë kam qenë në çadër, qëllimi ka qenë mjaft fisnik dhe mjaft realist. Nuk kemi kërkuar largimin e qeverisë, por vetëm një hetim parlamentar, për të bërë transparent një proces të kontestuar me të drejtë, ku vetë raporti i OSBE-së thoshte se një e treta e votave ishte numëruar keq ose shumë keq”.
“Unë kam besuar dhe vazhdoj të besoj që ne i kemi kapacitetet dhe nëse Lulzim Basha do të gjente forcë brenda vetes, i ka kapacitet për të zgjidhur dhe dialoguar një situatë absurde ku me thënë të drejtën ndërkombëtarët nuk është se mund të bëjnë shumë… sepse pozicioni i zgjedhjeve dhe i bllokimit të vettingut, është absurd për Europianët”, tha Rama.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...