Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka bërë me dije se Qeveria aktuale nuk është funksionale dhe ka sugjeruar të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Ai ka thënë se ka shumë arsye pse kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi dhe kryeministri Isa Mustafa në pension.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Buja ka vlerësuar se koha më optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme është muaji qershor.
Ai ka theksuar se nëse nuk do të ketë zgjedhje në qershor atëherë, sipas tij, është e palogjikshme që Qeveria të rrëzohet në vitin e fundit të mandatit të saj.
Buja është shprehur i bindur në fitoren e PDK-së kurdo që mbahen zgjedhje e reja.
Ai ka bërë me dije se Qeveria e re do të udhëhiqet nga PDK-ja, në partneritet me AAK-në dhe Nismën.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...