Shumë gjermanë nuk e konceptojnë dot të dielën e Pashkëve pa vezët e çokollatës, por në qytezën e Horhausenit, njerëzit e kaluan festën duke hedhur vezë të vërteta, një traditë kjo që daton disa dekada më parë.
Vendasit e sfiduan shiun për të mos humbur garën e vezëve të zbukuruara, të cilat duhen hedhur sa më larg që të jetë e mundur, por pa u thyer. Konkurrimi është një shfaqje e përvitshme tejet popullore.
“Mendoj se është diçka shumë e veçantë të shohësh sesi në këto kushte atmosferike, njerëzit sërish dalin për të marrë pjesë në garë. Shfaqjen e zhvillojmë çdo vit. Ne pranojmë të vegjël e të mëdhenj, kushdo që ka dëshirë mund të marrë pjesë. Ka gjithashtu edhe ushqime shumë të mira. Hedhja e vezëve të Pashkëve është një moment shumë special për ne”, tha Thomas Schmidt, kryetar i Bashkisë.
“Është një traditë e thjeshtë që i përket Horhausenit. Ekziston prej shumë vitesh tashmë. Nuk do të gjeni asgjë të ngjashme me të, në të gjithë zonën”, tha Agathe Baecker, banore e zonës.
Secilit konkurrent i lejohet të hedhë vetëm një vezë. Në përfundim të garës, vezët u shpërndahen pjesëmarrësve, ndërsa ato pak që thyhen bëhen ushqim për zogjtë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...