Google ADS

Kërkohet zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi

22:36 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Këshilli Turk i Sigurisë Kombëtar njoftoi sot se e ka këshilluar qeverinë e vendit, të zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për tre muaj.

Qeveria turke do të takohet sot vonë, ku pritet të njoftojë vendimin e saj lidhur me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Reuters.

Ndryshe, gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në korrik të vitit të kaluar, kur është tentuar grusht shteti i dështuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme