Një i dyshuar i akuzuar se ka ndihmuar në përgatitjen e atenatit në metronë e Shën Pjetërburgut është arrestuar në afërsi të Moskës nga policia ruse.
Abror Azimov, lindur në vitin 1990 në vendet e Azisë Qendrore, u ndalua në rajonin Odintsovo, në perëndim të kryeqytetit rus.
Ai është personi i nëntë që arrestohet në lidhje me sulmin që u mori jetën 14 personave dhe plagosi mbi 50 të tjerë më herët gjatë muajit.
Sulmi u krye nga 22-vjeçari Akbarzhon Jalilov, një shtetas rus me origjinë kirgize. Personi i arrestuar sot dyshohet të jetë ai që e stërviti Jalilov të përgatiste atentatin vetëvrasës.
Në momentin e arrestimit Azimov kishte një pistoletë dhe një çantë në të cilën ndodheshin dy telefonë celularë.
Tetë personat e tjerë të arrestuar gjithashtu në lidhje me sulmin janë gjithashtu nga vendet e Azisë Qendrore.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...