Anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasani ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit Hashim Thaçi se Kosova së shpejti do të ngrejë padi ndaj Serbisë për gjenocidin gjatë luftës.
Ai ka thënë se kjo padi do të duhej të bëhej shumë kohë më parë. Sipas Hasani presidenti Thaci sa herë që i ka punët ngushtë del me ndonjë ide me të cilët mundohet ta rregullojë imazhin e vet.
“Natyrisht, secili prej nesh do të donte që Serbia të jepte përgjegjësi për të gjitha krimet makabre që i ka kryer mbi civilët e pafajshëm shqiptar, por ajo që na brengosë neve është që kjo nuk është bërë deri më tani dhe vjen në një kohë kur presidenti Thaçi pas dështimit të iniciativës së tij për krijimin e ushtrisë, po tenton që ta gjej një tjetër vegëz për ta ruajtur apo kthyer imazhin e tij tashmë të humbur. President është dashur që kjo padi të bëhet shumë moti dhe jo të bëhet për interesa tuat personale, kur i ke punët ngushtë. Imazhin tënd nuk mund ta lustrosh duke luajtur me ndjenjat e familjarëve të të vrarëve dhe të zhdukurve nga lufta e fundit”, ka thënë Hasani
Ky është postimi i tij i plotë:
“Kanë kaluar 18 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe ende nuk është bërë ndonjë padi për gjenocidin që ka kryer Serbia ndaj civilëve shqiptarë. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar.
Sot Presidenti, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se shumë shpejt Serbia do të paditet për gjenocidin që ka kryer në Kosovë
Natyrisht secili prej nesh do të donte që Serbia të jepte përgjegjësi për të gjitha krimet makabre që i ka kryer mbi civilët e pafajshëm shqiptar, por ajo që na brengosë neve është që kjo nuk është bërë deri më tani dhe vjen në një kohë kur presidenti Thaçi pas dështimit të iniciativës së tij për krijimin e ushtrisë, po tenton që ta gjej një tjetër vegëz për ta ruajtur apo kthyer imazhin e tij tashmë të humbur.
President është dashur që kjo padi të bëhet shumë moti dhe jo të bëhet për interesa tuat personale, kur i ke punët ngushtë. Imazhin tënd nuk mund ta lustrosh duke luajtur me ndjenjat e familjarëve të të vrarëve dhe të zhdukurve nga lufta e fundit”
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...