Google ADS

Mustang Shelby GT350 mbetet në prodhim (Foto)

17:38 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Kompania Ford ka paralajmëruar se do të vazhdojë prodhimin e versionit më të fuqishëm Mustang.

Edhe pse ishte thënë se Ford do të ndërpresë prodhimin e Shelby Mustang, i cili ofrohet në versionet GT350 dhe GT350R, në kompani thonë se kanë sjellë vendimin për vazhdimin e prodhimit.

Pa ndryshime në karrocerinë atraktive, Mustang Shelby GT350 dhe GT350R, të cilët në shitje do të arrijnë në fillim të vjeshtës, do të ofrohen tri ngjyra të reja të karrocerisë (Kona e kaltër, Lead Food e hirtë dhe Fury e portokalltë). Të dy versionet do të kenë edhe më tej motorin 5,2 litra V8, i cili disponon me 530 kuaj fuqi dhe ofron 582 Nm.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, versioni GT350 mund të ofrohet edhe me ndërrues automatik të shpejtësive.

mustang2_1758 mustang3_1313

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme