Deklaratat e forta të Ministrit të Jashtëm Gjerman Gabriel për opozitën mesa duket nuk kanë bërë që lideri i saj Lulzim Basha të lëvizë nga qëndrimi për një qeveri teknike.
Pavarësisht se mesazhet e kryediplomatit gjerman qenë të qarta, mbyllja e bojkotit dhe votimi I vettingut, për Lulzim Bashën, kauza për një qeveri teknike dhe largimin e Kryeministrit Rama, mbetet prioriteti dhe qëllimi kryesor i opozitës.
Pas takimi që Basha pati me Ministrin gjerman, ai është shprehur para gazetarëve se ka informuar diplomatin për situatën e kriminalitetit në vend, duke nxjerrë zbuluar sipas tij “rrenën” e Edi Ramës.
I pyetur nga gazetarët për kritikat e hapura që Ministri Gabriel bëri ndaj opozitës, Basha është shprehur se nuk do të komentojë mbi to.
Ora është 16 e 27 që do të thotë se takimi im me ministrin ka zgjatur goxha. Sepse i paraqita faktet dhe argumentet e pakundërshtueshme që çmontojnë gënjeshtrat e Ramës dhe rrenën për reformën në drejtësi. E kam bërë këtë në mënyrën më evropiane të mundshme. Nuk komentoj deklaratën e tij, siç nuk kam ndërmend të pararend qëndrimin e tij pas takimit.Realiteti nuk mund të injorohet dhe as fshihet pas propagandës së Edi Ramës që i shërben falangave të krimit, mbushjes së Shqipërisë me drogë, kapjes së zgjedhjeve që të ruajnë pushtetin që kanë.Vendet që kanë ndihmuar Shqipërinë në këto 27 vite përfitojnë nga njohja totale e problemeve siç janë tonelatat e drogës.
Nuk mund të ketë injorim. Në të njëjtën kohë për të shkatërruar opozitën është përpjekje për të shkatërruar demokracinë. Ndaj e vetmja rrugë mbetet një qeveri teknike me mandat politik për të luftuar drogën.” -tha Basha.“I kam shpjeguar për rrenat e Edi Ramës në raport me vettingun.
Rama shkeli marrëveshjen. 6 ligjet janë pa miratimin e opozitës, sepse opozita është përjashtuar nga Edi Rama për të kapur drejtësinë. Sot pata rastin që gënjeshtrat e Ramës t’i çmontoj me fakte”, tha Basha për reformën në drejtësi dhe vettingun.
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...