Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës “kërcënon” MASHT-in se do fillohet me veprime Sindikale nëse ata nuk e nënshkruajnë kontratën e re kolektive për arsim.
Kështu ka deklaruar për Indeksonline kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari i cili megjithatë është optimist se nesër MASHT do nënshkruaj kontratën që këta po e kërkojnë.
Kontratës kolektive i ka skaduar afati me 11 prill të këtij viti, ndërsa tani, SBASHK-u kërkon që të nënshkruhet kontrata e re, e cila parashihet të përfshijë gjithë arsimin e Kosovës.
“Kontrata e re e cila sipas të gjitha gjasave do të nënshkruhet nesër në mes të SBASHK-ut dhe MASHT-it, e veçanta e kësaj kontrate është se tani kjo kontratë do të jetë e tërë arsimit në Kosovë. Kontrata deri tani ishte e arsimit para universitar dhe rregullonte çështjet kryekëput nga Arsimi Parauniversitar ku përfshiheni shkollat fillore dhe të mesme, kurse tani uroj që nga nesër të kemi kontratën e cila rregullon dhe tregon edhe të drejtat dhe obligimet të të gjithë të punësuarve të arsimit në Kosovë, pra duke filluar nga çerdhet e deri tek universitetet”, ka thënë Jashari.
Në qoftë se kjo kontratë nuk do nënshkruhet siç është premtuar nga MASHT, Jashari paralajmëron grevë në arsim.
“Kemi mbajt mbledhjen e këshillit drejtues, dhe ai ka autorizuar kryesinë dhe mua dhe në qoftë se çështja e kontratave nuk shkon tutje atëherë SBASHK-ut nuk i mbetet gjë tjetër përveç të nisë me veprimet sindikale, duke përfshirë këtu grevat e arsimit”, ka shtuar Jashari.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...