Bizneset shqiptare dhe fermerët do të kenë mundësinë të lidhin kontrata me përfaqësuesit ukrainas, duke nisur kështu eksportet e prodhimeve blegtorale “made in Albania” në Ukraninë.
Alban Zusi, president i Qendrës së Eksporteve Shqiptare në një deklaratë për median bëri të ditur heqjen e të gjitha barrierave nga qeveria e Ukrainës, të cilat pengonin eksportin e produkteve shqiptare të mishit dhe qumështit.
“Më në fund të gjitha produktet shqiptare me origjinë shtazore, si mish, qumësht dhe nënproduktet e tyre (sallamëra, djathëra etj.) mund të eksportohen në një vend të huaj. Konkretisht një treg i madh si Ukraina, i hap dritën jeshile importeve të produkteve të mishit dhe bulmetit”, tha Zusi.
Me gjithë problematikat dhe defiçencat që vijojnë, është fakt, theksoi ai, që kryesisht në sajë të sipërmarrjes private Shqipëria, ka bërë progres të fortë në drejtim të zbatimit të sistemeve të përparuara të kontrollit të sigurisë dhe cilësisë ushqimore. Ndërkohë që kapacitetet prodhuese (stoku i bagëtive sidomos i të imtave) janë të larta e madje ka rezerva edhe për më shumë.
Zusi shpjegoi se, për të konkretizuar mundësinë e eksporteve shqiptare, gjatë vizitës së zhvilluar në Ukrainë në Dhjetor 2016 të një grupi biznesi, u arrit nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes Qendrës së Eksporteve Shqiptare dhe Dhomës së Tregtisë së Doneskut në Dhjetor 2016, një prej pikave e të cilit ishte edhe heqja e të tilla barrierave.
“Në sajë të përpjekjeve vijuese tashmë Qeveria e Ukrainës ka hequr çdo barrierë, të cilat ndalonin eksportin e produkteve shqiptare të mishit dhe kafshëve të gjalla përfshi produkte me bazë qumështi, të cilat plotësojnë standardet bazë të sigurisë ushqimore””tha Zusi.
Përmes një letre dërguar Qendër së Eksporteve Shqiptare, nga Boris Kobal drejtor i Shërbimit Shtetërorë të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ukrainë, njoftohemi se Shqipëria tashmë mund të eksportojë produktet e saj blegtorale.
Me këtë zhvillim Ukraina kthehet në tregun e parë të rëndësishëm me potencial për eksportin e munguar të produkteve me origjinë blegtorale të pa eksportuara këto 27 vite në asnjë treg botëror.
Për ta konkretizuar këtë mundësi për eksportet shqiptare, Qendra e Eksporteve Shqiptare në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Doneskut, organizojnë në Tiranë më 28 dhe 29 Prill, forumin e parë të biznesit Shqipëri Ukrainë.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për prodhuesit, fermerët dhe eksportuesit shqiptarë, për tu takuar dhe lidhur kontrata të drejtpërdrejta për eksport të produkteve drejt këtij tregu 42 milionësh.
Ndërkohë jemi në kontakt me autoritetet e institucionet qeveritare në vend për të realizuar marrëveshje dy palëshe teknike (model certifikatash etj.) si dhe për të intensifikuar përpjekjet për hapjen e tregjeve për eksport të produkteve tona blegtorale dhe jo vetëm në vende të tjera
Ndërsa Elvira Sevostianenko, presidente e Dhomës së Tregtisë të Doneskut e cila është njëkohësisht edhe sekretare e përgjithshme e Qendrës së Eksporteve Shqiptare deklaroi se “Produktet ukrainase janë prezentë në tregun shqiptarë por përmes personave të tretë. Përmes këtij forumi synojmë të eliminojmë pikërisht këto palë të treta dhe produktet shqiptare apo apo ukrainase të shkojnë në tregjet përkatëse përmes marrëveshjeve direkte të kompanive”.
Sevostianenko foli edhe për nevojën e një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
“Një prej qëllimeve kryesore të Dhomës së Tregtisë së Doneskut në bashkëpunim me Qendrën e Eksporteve Shqiptarë është nevoja e pasjes së një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Mospasja e një marrëveshje të tillë nuk i ndihmon bizneset e dy vendeve tona të bëjnë tregti me njëri tjetrin. Të tilla tarifa doganore duhet të hiqen. Detyra jonë është të nisim negociatat për bërjen realitet të një marrëveshje të tillë mes dy qeverive”, tha ajo.
Ndërkohë në Tiranë në datën 28 prill 2017, do të organizohet Forumi i Biznesit “Shqipëri – Ukrainë’’. Ky event i rëndësishëm, i pari i këtij lloji mes dy vendeve, organizohet nën kujdesin e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Albanian Food Industry, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Doneskut, Ukrainë dhe me mbështetjen e AIDA-s.
Në këtë aktivitet, që synon të forcojë bashkëpunimin tregtar ndërmjet dy vendeve, do të jenë të pranishëm përfaqësues nga qeveria e Ukrainës dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë Ukrainase. Pjesëmarrës në forum do të jenë një sërë kompanish të mirënjohura shqiptare dhe ukrainase nga sektorët e ushqimit, pijeve, produkteve të agrikulturës, turizmit, makinerive etj., të cilat kanë shprehur interesin e tyre për partneritet me kompanitë tona. Tregu ukrainas, i llogaritur në rreth 42 milion banorë, është një treg potencial i rëndësishëm për prodhuesit shqiptarë.
Gjatë forumit të biznesit “Shqipëri – Ukrainë’’ do të organizohen prezantime dhe diskutime mbi mundësitë e krijimit të një Marrëveshjeje të Përbashkët Tregtare (FTA), takime mes bizneseve të të dyja vendeve në formatin B2B, vizita në kompani të ndryshme në Shqipëri etj./Arbresh.info
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...