Një sulm paniku dhe zemre kanë simptoma të ngjashme, të tilla si dhimbje të forta në gjoks, djersitje, një ndjenjë gjembore, frymëmarrje të çrregullt dhe të përziera.
Fakti që sulmi në zemër mund të nxitë panikun, kjo gjë e bën edhe më hutuese për njerëzit, transmeton portali arbresh.info. Por, përkundër ngjashmërisë së madhe, ja si mund t’i dalloni këto dyja në mënyrë të duhur.
Sulmi në zemër
Njerëzit e përshkruajnë dhimbjen gjatë një sulmi në zemër si shtrëngim.
Si rregull, dhimbja paraqitet në qendër të gjoksit dhe mund të lëvizë drejt dorës së majtë dhe përgjatë shpinës.
Dhimbja gjithashtu shpërndahet në qafë, dhëmbë dhe zonën e nofullës.
Intensiteti i dhimbjes mund të ndryshojë.
Dhimbja zgjatë më shumë se pesë minuta dhe nuk e pengon frymëmarrjen e individit.
Ndjenja si “në gjemba” në mënyrë të përgjithshme paraqitet në dorën e majtë. Kjo shpesh përcillet me të ftoftë, djersitje, të përziera dhe madje vjellje.
Nëse keni këto simptoma për më shumë se pesë minuta, thirrni ambulancën, nëse nuk mundeni, kërkoni nga dikush t’ju dërgojë në spitalin më të afërt.
Sulmi i panikut
Simptomat e sulmit të panikut zakonisht arrijnë kulmin e tyre pas 10 minutave, shkruan portali arbresh.info.
Dhimbja koncentrohet në regjionin e gjoksit dhe ka një karakter jo stabil: bie e rritet.
Ndjenja si në “gjemba” dhe mpirja që mund të ndodhin gjatë një sulmi paniku nuk janë të përqendruara në dorën e majtë, por mund të ndodhin edhe në dorën e djathtë, këmbë dhe gishta.
Gjatë sulmeve të panikut, njerëzit përjetojnë frika të paarsyeshme, të tilla sikur do të ngufaten apo çmenden.
Nëse nuk mund të punoni sa jeni duke përjetuar sulmin e panikut apo sulmin në zemër, kërkojeni doktorin menjëherë./Arbresh.info
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...