Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, priti të hënën në takim zëvendëskryeministrin e parë të Kinës, Zhang Gaoli, të cilin e njohu me zhvillimet në Ballkan, duke evidentuar progresin në drejtim të paqes dhe stabilitetit pas konflikteve të armatosura që shoqëruan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, si dhe zhvillimet pozitive në këtë drejtim, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Shefi i shtetit shqiptar vlerësoi se vizita e Gaoli në Tiranë paraqet një shenjë domethënëse miqësie e të vëmendjes që Kina dhe zyrtarët e saj më të lartë po i kushtojnë në vitet e fundit marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe një nxitje e mëtejshme e bashkëpunimit në të gjitha fushat, si ato institucionale e politike, ashtu edhe ato ekonomike e kulturore.
Nishani vlerësoi gjithashtu klimën e mirë të bashkëpunimit dhe, duke u fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe u shpreh se, në themel të tyre qëndrojnë marrëdhëniet miqësore mes dy popujve e dy vendeve.
Presidenti vlerësoi gjithashtu se, në dekadën e fundit këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe bashkëpunimi ekonomik po zgjerohet në kushtet e reja të zhvillimeve rajonale e globale.
Duke vlerësuar e përshëndetur rolin e Republikës Popullore të Kinës, në arenën ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë, si në nivel global ashtu edhe në nivel rajonal, presidenti Nishani shprehu besimin se ky rol do të shtrijë efektet e veta pozitive edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në pavarësinë e Kosovës.
Në fund të takimit, presidenti Nishani përcolli, përmes zotit Gaoli, përshëndetjet më të përzemërta për presidentin e Republikës Popullore të Kinës, si dhe një ftesë për të vizituar Shqipërinë në një kohë sa më të përshtatshme./Arbresh.info
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...