Boksieri i kategorisë super të mesme, Haxhi Krasniqi do të përballet në “Ditën X” më 22 prill në ‘Messe’ të Erfurtit, kundër ish-kampionit botëror në kategorinë super të mesme të WBO, Arthur Abraham.
Kjo mund të rezultojë ndeshja e fundit e Abrahamit, nëse humbë kundër shqiptarit. “Ky është rasti i fundit për një kampion Bote” thotë Krasniqi rreth ndeshjes së pas pak ditëve. “Katër muajt e fundit kanë qenë shumë intensive dhe të rënda.
Në malet e Bayernit jam stërvitur më së shumti që mund të arrihet në këtë kohë. Kundër Abrahamit pres ndryshimin e roleve,” tha Krasniqi për mediat gjermane. Ndeshjet e 22 prillit mund të shikohen drejtpërsëdrejti në MDR në programin ‘Sport im Osten – Boxen live’ pas orës 22:30. Përveç Krasniqit – Abrahamit do të zhvillohen edhe ndeshje tjera të rëndësishme.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...