Google ADS

‘Bombë’ nga klubi ‘kuq e zi’, arrihet marrëveshja me Fabregasin

11:55 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Klubi i madh italian Milan është bërë me pronarë të rinjë nga Kina, javën që lamë pas, raporton Arbresh.info.

Mediat angleze raportojnë se klubi kuq e zi së fundmi ka arritur marrëveshje verbale me Chelsean për mesfushorin Cesk Fabregas.

Futbollisti spanjoll tash e disa kohë ka treguar haptazi dëshirën për tu larguar nga Londra.

Transferi pritet të realizohet në fillim të afatit kalimtar. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme