Google ADS

Qeveria e Shqipërisë nuk ka plan për unifikimin e tregut shqiptar, vetëm me Ballkanin

11:59 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Qeveria e Shqipërisë nuk ka platformë për unifikimin e tregut shqiptar, por është duke punuar që ta ndërlidhë tregun e saj me Ballkanin, për çka Qeveria kosovare është kundër kësaj nisme.

Kjo ndërlidhje Ballkanike mundëson aderimin e një tregu që është më i madh, duke ofruar produkte shqip jo vetëm për vendin ku ato prodhohen, por edhe për gjithë rajonin.

Kështu ka thënë ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë në Shqipëri Milva Ekonomi, në një intervistë për KosovaPress, e cila potencoi se Qeveria shqiptare po përpiqet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar punën e biznesit, për të eliminuar barrierat tregtare administrative të panevojshme në doganë. Ajo bëri me dije se 783 biznese kosovare operojnë me aktivitet aktiv në Shqipëri.

“Për unifikimin e tregut shqiptar, Qeveria e Shqipërisë nuk ka një platformë të dedikuar, ka një platformë për gjithë ndërlidhjen Ballkanike, atë që ne praktikisht jemi duke bërë është duke menduar që kemi nevojë për të pasur një treg të përbashkët në mënyrë që edhe sipërmarrjet tona që në përgjithësi janë sipërmarrje të vogla për nga numri i punonjësve dhe madhësia e kapitalit të kenë mundësi të aderojnë në një treg që është më i madh, duke dhënë produkte jo vetëm për vendin ku ato janë, por edhe për gjithë rajonin”, theksoi ministrja Ekonomi.

dsc3872

Ajo ka shtuar se të dyja Qeveritë po punojnë për të ulur këto barriera me të cilat përballen bizneset e vendeve shqiptare. Sipas ministres, të gjitha marrëveshjet e nënshkruara edhe në kuadër të CEFTA-s ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë kanë për qëllim lehtësimin e rritjes së këmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve. Për këtë arsye kemi krijuar disa marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve tona.

“Këto marrëveshje që ne i nënshkruajmë edhe në kuadër të CEFTA-s janë më të lehta për të gjetur zbatim ndërlidhja tregtare dhe janë më të lehta për të sjellë gjithashtu edhe fasilitim të shkëmbimeve tregtare në midis dy vendeve tona. Por, pavarësisht nga kjo ka shumë nevojë që të dy vendet tona të marrin në konsideratë shembuj të lehtë se si mund të lejohet që produktet që prodhohen në secilin vend të mund të aksesojnë më lehtë në tregun e palës tjetër”, thekoi ajo.

dsc3899

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë theksoi se bizneset nga trojet shqiptare shprehin më shumë interesim për bashkërendim të aktiviteteve me ata që janë prodhues të mëdhenj të të dy vendeve për të shkuar drejt aksioneve të përbashkëta.

“Ideja ishte që këta prodhues që janë në midis dy vendeve tona prodhuese që prodhojnë të mira dhe shërbime, të kenë mundësi që të fasilitojnë në territoret e njëri tjetrit me më shumë lehtësira, duke hequr disa barriera administrative që janë në doganë, duke bërë më shumë të lehtë veprimtarinë në midis dy doganave tona, duke parë mënyra se si i qasemi ne më shumë investimeve në secilin vend dhe kapitali të vij si mbështetje e iniciativës për bashkëpunim më të madh. Ndërkohë që për bashkimin e kapitalit të dyja vendeve, e kanë legjislacionin e hapur, janë të gatshme që të thërrasin investime të huaja”, thotë Ekonomi.

dsc3850

Ekonomi thotë se bashkëpunimi në midis dy vendeve në fakt shikon edhe tek sektorë që kanë nevojë më shumë për dinamizëm, është sektori për prodhimin e materialeve ndërtimore dhe sektori i metaleve. Por, ajo thekson se sektori energjetik dhe minaralet janë sektor që këto dy vende kanë një bashkëpunim ndër tregtarë të konsiderueshëm. Për shkëmbimet tregtare Shqipëria prinë me eksporte të mallrave në Kosovë rreth në vlerë rreth 130 milionë euro në vit, kurse importon nga Kosova vetëm 36 milionë euro mallra.

“Shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona që ka të bëjë me importin dhe eksportin ka një vlerë mesatare e cila në pesë vjetët e fundit mund të konsiderohet për eksportet nga pala shqiptare shkon rreth 125 milionë euro mesatarisht për pesë vjet, ndërsa për importet është në masën 36 deri 37 milionë euro në vit për këtë periudhë pesë vjeçare. Kjo shifër nuk është gjithmonë njësoj, ka luhatje p.sh. në vitin 2015 për Shqipërinë pati pikun më të lartë në eksport ndaj Kosovës me një vlerë rreth 152 milionë euro”, theksoi ministrja Ekonomi.

dsc3865

Mallrat e shkëmbyera ndërmjet këtyre vendeve janë produkte ushqimore, pijet dhe produktet tjera të përpunuara ushqimore. Sipas ministres Ekonomi kjo tregon që tregjet shqiptare kanë nevojë për të shtuar gjithashtu produktivitetin në mënyrë që industritë të bëhen konkurrente për tregun e madhe evropian, ku ka nevojë ende për një cilësi të prodhimit me standarde që prodhojnë vendete tjera evropiane. Derisa ministrja Ekonomi ka folur për një bashkëpunim dhe projekt të madh energjetik, theksoi se mos funksionalizimi i Interkonjeksionit për linjën Kosovë-Shqipëri mund të jetë për çështje teknike. Ajo tha se linja e Interkonjeksionit është e nevojshme të futet në funksion dhe të kenë qasje operatorët ekonomik nga të dyja vendet.

“Ne dy Qeveritë kemi bërë gati platformën për këtë bashkëpunim që tani i takon bizneseve të kuptoj që kjo është e ardhmja ku duhet të shkojnë. Linja energjetike u inaugurua ndërkohë që platforma është duke u bërë gati, sepse ne shkëmbejmë energji sipas nevojës… Të dyja vendet nuk arrijnë dot të prodhojnë nevojën tonë të brendshme dhe kemi nevojë ta mbulojmë me importe sikur Shqipëria ashtu edhe Kosova. Kjo linja e inkonjkesionit u inaugurua ka disa muaj dhe është gati për të operuar…. Unë di vetëm që ajo është bërë gati, funksioni i saj mund të ketë ndonjë gjë teknike që mund të jetë me kolaudim, kalibrim”, theksoi ministrja e Ekonomisë nga Shqipëria.

dsc3888

Mos funksioni i saj ndërlidhet edhe me pengesën e Serbisë që po i bënë Kosovës për anëtarësimin Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E). Një sektor tjetër i rëndësishëm ku Shqipëria ka bashkëpunim të madh është edhe sektori turistik, numri i turistëve kosovarë sipas Ekonomit është në top listën e turistëve në Shqipëri, të paktën në këto pesë vjetët e fundit. Ndryshe, rritja ekonomike në Shqipëri është rreth 3.46 përqind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme