Google ADS

Deklarata e parë e Luana Vjollcës lidhur me fansin që e përndiqte!

11:41 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Incidenti i pak ditëve më parë i moderatores Luana Vjollca ka shkaktuar mjaft reagime në media dhe rrjete sociale.
Menaxheri i saj ka bërë deklaratën e parë lidhur me këtë situatë. Sipas tij Luana është e shqetësuar nga viktimizimi dhe mbështetja që po i bëhet një të sëmuri mendor.

“Është një rast i paprecedent që mund të përfundonte tragjikisht. Nuk është marr e as pranuar absolutisht asnjë dhuratë apo lule nga ai person, përveç shqetësime e përndjekje me muaj të tërë.

Na vjen keq që po abuzohet me këtë pjese e po mundohet të shtrembërohet e vërteta. Luana është munduar ta shmang në çdo mënyrë. Avokatet e tij do thonë gjithçka që ta mbrojnë apo nga kudo ku dalin këto deklarata po bëhen për ta lehtësuar gjykimin e tij!!,”-përfundon menaxheri i saj.

Vetëm pak ditë më parë Besmir Lila, fansi i Luanës është përleshur me mikun e saj Krenar Çoçaj në Tiranë për shkak të përndjekjes sistematike që i bënte moderatores./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme