Google ADS

Lajm i zi: Vritet me armë zjarri ky futbollist (FOTO)

09:58 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Mesfushori i Kombëtares së Panamasë dhe skuadrës Arabe Unido, Amilcar Henriquez, është vrarë pranë shtëpisë së tij, përcjellë Arbresh.info nga mediat italiane.

Ai ishte në shoqërinë e dy miqve të tij derisa një makinë Nissan iu afrua dhe me armë zjarri e lanë të vdekur. Dy shokët e tij janë plagosur dhe janë duke luftuar për jetë.

Arsyet e vrasjes ende nuk dihen.

Henriquez, që debutoi në arenën ndërkombëtare në vitin 2005, pati një rol aktiv edhe në fushatën e kualifikueseve për Botërorin 2018 në Rusi. Ndeshja e muajit të kaluar ndaj Shteteve të Bashkuara ishte edhe e fundit e tij me Panamanë. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme