SHBA dhe Koreja e Jugut vendosin sistem anti-raketor

09:51 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

SHBA dhe Koreja e Jugut janë pajtuar të vendosin para kohës së paraparë sistemin anti-raketor të dizajnuar për të rrëzuar raketat e Koresë Veriore.

Vendimi për të aktivizuar sistemin e Mbrojtjes Termale të Lartësisë erdhi pas bisedimeve mes presidentit në detyrë Hwang Kyo Ahn dhe Mike Pence, zëvendës presidenti i Amerikës, transmeton portali arbresh.info, i cili ka paralajmëruar që “koha e durimit strategjik ka marrë fund”.

Ndërkohë Koreja e Veriut ka dështuar të dielën në testimin e një rakete, e cila shpërtheu disa minuta pasi u nis nga porti i qytetit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme