Rreth 80% e femrave vuajnë nga celuliti, përfshirë këtu edhe yjet e mëdha botërore.
Sipas një specialisti për lëkurën ka një mënyrë më të lehtë dhe efektive për të hequr celulitin, dhe gjithçka që ju duhet janë dy përbërës .
Terapistja e lëkurës Nataliya Robinson ka thënë për DailyMail Femail se bërja e një maske me sodë bikarbonat dhe mjaltë Manuka, është mënyra më e mirë për të zbukuruar këmbët. Mjalti Manuka është mjaltë që prodhohet vetëm nga një bimë në Australi dhe Zelandën e Re, dhe vjen nga pema e Manukës. “Masazhimi i këmbëve me mjaltë siguron një qarkullim më të mirë të gjakut dhe nxit rrjedhën limfatike. Soda do të pastrojë lëkurën ndërsa mjalti do e gjallërojë atë”, ka thënë Robinson. Ajo thotë më tej se mjalti është një përbërës natyral që lehtëson lëkurën dhe zvogëlon celulitin. “Në këtë mënyrë trupi nuk mbingarkohet me toksina dhe kimikate që gjenden në kremërat e kujdesit për lëkurën”, vijon ajo. Receta
Një lugë çaji mjaltë, dhe një lugë çaji bikarbonat, përziejini bashkë dhe më pas shtoni pak ujë për tu shkrirë me njëra tjetrën. Masazhojeni në këmbë, bark, kofshë e krahë dhe lëreni të veprojë për 2-3 minuta derisa këto zona të bëhen të lëmuara. Më pas vendoseni mjaltin në zonat ku keni celulitin dhe këmbët tuaja do të duken të mrekullueshme për 4-7 minuta. Por Robinson paralajmëron se nuk duhet ta teproni me të pasi mund të shkaktoni këputje të kapilarëve nëse ushtroni shumë presion.
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...