Një operacion blic i drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë ka çuar në pranga të paktën 10 doganierë të Doganës së Durrësit. Arrestimet kanë të bëjnë me një hetim të Krimeve të Rënda për trafikun e drogës,transmeton Klan Kosova.
Një burim nga grupi hetimor tha për lapsi.al se arrestimet janë pjesë e hetimeve për 8 ton kanabis që u kapën disa javë më parë në Ankona të Italisë.
Kamioni me drogë, i drejtuar nga një shtetas Maqedonas, kishte kaluar në Qafë Thanë dhe nëpërmjet Portit të Durrësit kaloi në Ankona ku u kap nga policia. Po me urdhër të Krimeve të Rënda u arrestuan më 24 mars 4 efektivë të policisë në doganën e Qafë Thanës.
Arrestimet vijnë dy ditë pas takimit që pati në Prokurorinë e Durrësit kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili tha se takimi kishte në fokus luftën kundër trafikut të drogës dhe paralajmëroi rezultate të hetimeve.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...