Google ADS

Në Tiranë sot mbërrijnë përfaqësues të Merkel dhe PPE

07:52 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Java e re do të jetë një nga më të rëndësishmet për mesazhet që do të përcjellë faktori ndërkombëtar, një javë që do të përcaktojë si do të shkojnë negociatat për dialogun e nxjerrjes se vendit nga kriza politike.

Të hënën Tiranën do ta vizitojnë 2 aktorë të rëndësishëm evropianë, ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe ministri i jashtëm hollandez Bert Koender.  Këta janë dy nga diplomatët më të rëndësishëm evropianë, që e mbështesin perspektivën evropiane të Shqipërisë, por gjithashtu kërkojnë që Shqipëria të kryejë detyrat për hapjen e negociatave, reformën në drejtësi, pjesëmarrjen në institucione dhe vendosjen e dialogut për t’i dhënë vendit zgjedhje të standardeve evropiane.

Me këtë mision në Tiranë pritet të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit evropian, David McAllister.

Zëvendës-presidenti i partive popullore evropiane është pranuar nga forcat politike kryesore, që të marrë rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme