Finlanda është emëruar vendi më i sigurt në botë për pushuesit që dëshirojnë ta vizitojnë këtë shtet, thuhet sipas një raporti të ri prestigjioz.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Islanda u radhitën e dyta dhe e treta respektivisht në një listë e cila shikon se cili vend është më i rrezikshëm për turistët, duke përfshirë faktorët si dhuna dhe terrorizmi.
Mbretëria e Bashkuar u radhit në vendin e 78-të nën Zimbabve. Pavarësisht popullaritetit si një nga destinacionet më të mira të turizmit, SHBA u radhit në vendin e 84-të.
Omani u radhit në vendin e katërt, ndjekur nga Hong Kongu, Singapori dhe Norvegjia në vendin e pestë, gjashtë dhe të shtatë respektivisht.
Zvicra u radhit në vendin e tetë, Ruanda në vendin e nëntë dhe Katari hyri në vendin e dhjetë. Raporti për vendin më të sigurt doli nga Forumi Botëror Ekonomik.
Ndryshe, Shqipëria u radhit më lartë se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja, duke zënë vendin e 46-të. Mali i Zi doli në vendin e 75-të, Maqedonia në vendin e 56-të dhe Serbia në vendin e 72-të.
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...