Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) në Turqi konfirmoi fitoren e “po”-së në referendumin për riforcimin e pushteteve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në një konferencë shtypi kreu i YSK-së, Sadi Guven konfirmoi se “po”-ja kryesonte “jo”-në me rreth 1,25 milionë vota nga vetëm 600 000 vota të panumëruara duke shtuar se rezultati përfundimtar pritet pas 11- 12ditësh.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka fituar ngushtë referendumin historik të mbajtur sot në Turqi, për të zgjeruar kompetencat presidenciale, të cilat mund të mbajnë atë në detyrë deri në vitin 2029.
Me 99,45% të votave të numëruara, pro referendumit kanë votuar 51.37% e votuesve ndërsa kundër janë shprehur 48.63% të votuesve.
Dy partitë kryesore opozitare e Turqisë thanë se do të kundërshtojë rezultatet.
Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi rinumërimin e 60% të votave. Ata kritikuan vendimin për të pranuar si të vlefshme fletëvotimet e pavolusora.
Mbështetësit ngazëllyer të Erdoganit u mblodhën në qytetet e mëdha për të festuar.
Rreth 55 milionë turq kishin të drejtë vote në 167,000 vendvotime, dhe pjesëmarrja ithuhet të ketë qenë rreth 85%.
Tre persona u vranë në afërsi të një qendre votimi në krahinën juglindore të Dijarbakir, në një mosmarrëveshje në lidhje me mënyrën e votimit.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës