Në Kosovë janë arrestuar tre persona të dyshuar të komunitetit serb, pasi që kishin dalë të kërkonin një qyp me ar ndërmjet fshatrave Gushtericë dhe Dobratin.
Njësitë policorë kishin vërejtur se një makinë kishte hyrë në një arë dhe gjatë kontrollit të saj ka gjetur dhe ka konfiskuar një spraj si dhe detektor për kërkimin e metaleve.
“Të dyshuarit gjatë intervistës kanë deklaruar se kishin dalë për të kërkuar një qyp me ar, sipas tyre, të fshehur kohë më parë”, thuhet në raporton e policisë, raporton Insajderi.
Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga të dyshuarit kërkohej nga Gjykata në Prishtinë ndaj ai u dërgua për vuajtjen e dënimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit