Google ADS

Real Madrid – Bayern Munich, lajm i keq për këtë ekip

22:25 | 16 Prill 2017
Arbresh.info

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti është në hall të madh.

Përveç Javi Martinez të suspenduar për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ai ka të lënduar edhe Mats Hummels dhe Jerome Boateng.

Hummels sot u stërvit vetëm 30 minuta dhe ndjeu dhimbje në kuçin e këmbës, ndërsa Boateng nuk ishte fare në stërvitje.

Sipas Bild, të dy këta mbrojtës nuk do të jenë gati për ndeshjen e kthimit në Bernabeu, ndërsa anë vend të tyre pritet të luajnë Joshua Kimmich dhe David Alaba.

Kujtojmë se Bayernit i duhet me patjetër fitorja në Madrid, pasi në Allianz Arena janë mposhtur 2:1.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme