Google ADS

‘Nxehet’ lufta për titull kampioni në Shqipëri

22:13 | 16 Prill 2017
Arbresh.info

Kur mendohej se ekipi i Partizanit do të mund të shkëputej disi nga rivalët për titull, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Vrulli i ekipit kryeqytetas është ndalur në kryeqendrën e Veriut, në Shkodër. Loja në fillimi ka nisur thuajse e barabartë mes dy ekipeve. Kjo bëri që pjesa e parë e takimit të mbyllet me rezultatin e bardhë 0:0.

Skuadrat kanë zbritur në fushë më të karikuara dhe më me shumë energji. Vllaznia ka shënuar fillimisht gol në minutën e 76 me anë të Hebaj. Kurse, Ekuban barazoi rezultatin në 1:1, teksa shënoi në minutën e 80.  Pas këtij barazimi të vështirë në fushën e Vllaznisë, Partizani ka 59 pikë, aq sa ka Kukësi, që mban vendin e parë, për shkak të golavarazhit më të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme