Në këtë festë e mira ka mbizotëruar mbi të keqen dhe jeta ka triumfuar mbi vdekjen, prandaj mos keni frikë!
Kështu është shprehur Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i cili përcolli mesazhet e Jezu Krishtit, në një pritje solemne të organizuar me rastin e festës së Pashëve.
Në pritjen solemne te organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës përveç përfaqësuesve të komunitetit të krishterë, prezentë ishin edhe përfaqësues të komunitetit islam në Kosovë, përfaqësues institucionalë të vendit si dhe besimtarë të shumtë.
Imzot Dodë Gjergji duke falënderuar të gjithë të pranishmit, ka përcjellë edhe mesazhin e festës së Pashëve. Sipas tij, kjo festë simbolizon mbizotërimin mbi të keqen dhe triumfin mbi vdekjen. Ai tha se porosia e parë e Jezu Krishtit për njerëzit është thirrja për paqe dhe dashuri.
Në këtë festë e mira ka mbizotëruar mbi të keqen dhe jeta ka triumfuar mbi vdekjen, ky është besimi jonë dhe Krishti sot është ngjallur nga të vdekurit. Porosia e parë që Krishti u ka dhënë nxënësve të vet ka qenë paqja mbi juve sepse ai ka dashur që ta ndryshojë zemrën e një njeriu që në të ardhmen nuk do të ketë urrejtje por do të ketë paqe dhe dashuri”, tha ai.
Derisa pritja solemne në rezidencën e Ipshekvisë së Kosovës është zhvilluar nën masa të larta sigurie, nën ruajtjen e forcave të shumta policore jashtë Ipeshkvisë, imzot Dodë Gjergji përcolli një mesazh tjetër të Jezu Krishtit, i cili sipas tij ka porositur njerëzimin që të mos kenë frikë. Ai tha se sipas porosisë së tij, jeta e njeriut është në duart e tij dhe nuk duhet pasur frikë nga askush.
Fjala e dytë që Krishti e ka thënë është Mos keni frikë. Kur është ngjallur ju ka thënë nxënësve të vet nuk është jeta e juj në dorë të romakëve apo çifutëve, as pleqve, jetën e kam në dorë unë. Jeta është në dorë teme”, tha ai.
Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin, sepse sipas tij, i gjithë angazhimi i tyre është gjest dashurie dhe kujdesi për të ruajtur paqen dhe për të ruajtur solemnitetin e kësaj feste.
Të pranishëm në këtë pritje ishte kryemami Naim Tërnava, ministrja e Integrimeve Evropiane Mimoza Ahmetaj, ish presidentja e vendit Atifete Jahjaga si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...