Google ADS

Kjo ishte arsyeja që Gjuriqit iu lejua qëndrimi sot në Kosovë

17:48 | 16 Prill 2017
Arbresh.info

Drejtori i të Ashtuauqjturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka qëndruar sot në Kosovë, në afërsi të qytetit të Gjilanit për festën e pashkëve.

Kjo gjë është konfirmuar për Indeksonline, nga shefi i kabinetit të ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj,i cili ka bërë të ditur se Gjuriq ka qëndruar për vizitë me leje të MPJ-së.

Sipas tij MPJ asnjëherë nuk i ka ndaluar vizitat për festa, dhe vendimi për t’i lejuar vizitën Gjuriq-it është bazuar në karakterin fetar të kërkesës gjatë ditës së diel.

“Gjuriq është i vetmi zyrtar serb që po qëndron në Kosovë për festa gjatë ditës së sotme”, ka shtuar Xhemaj.

Kurse duhet përkujtuar që Gjuriq gjatë qëndrimit të tij sot ka deklaruar se serbët në Kosovë janë nën presion që 17 vite dhe se gjendja e sigurisë së tyre është shqetësuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme