Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur rreth orës 12:00 të datës 16 prill.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Klinë ’’, njofton policia në Mitrovicë, KlanKosova.
Në aksident ishte e përfshirë një veturë civile ku si pasojë e aksidentit një person i moshës rreth 17 vjeçare ka ndërruar jetë , ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK- Prishtinë.
Nga ekzaminimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia, mos përshtatja e shpejtësie me kushtet e rrugës të drejtuesit te automjetit njërit viktimës e rastit, i cili humbë kontrollin ndaj automjetit ku rrokulliset në pjesët anësore të rrugës.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...