Google ADS

Manchester United – Chelsea, formacionet zyrtare

16:14 | 16 Prill 2017
Arbresh.info

Manchester Unitedi i bën konak Chelseat në Old Trafford në ndeshjen e vlefshme për javën e 33 të Ligës Premier.

“Djajtë e Kuq” dëshirojnë të vazhdojnë serinë pozitive pa humbje që prej 21 ndeshjeve, dhe një fitore ndaj “Bluve” do ia rriste gjasat për katër pozitat e para.

Në anën tjetër, Chelsea me mungesën e portierit Thibaut Courtois do të ishte e kënaqur edhe më një barazim pasi Tottenhami i është afruar në vetëm katër pikë në vend të dytë.

Man UTD: De Gea; Valencia, Bailly, Rojo, Darmian; Fellaini, Herrera, Pogba; Lingard, Young, Rashford.

Chelsea: Begovic; Azpilicueta, David Luiz, Cahill (c); Moses, Kante, Matic, Alonso; Pedro, Diego Costa, Hazard.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme