Donald Trump është gati të godasë komplekset bërthamore të Koresë së Veriut, shkruan “Sunday Times”, duke cituar për këtë pohim të saj këshilltarë të ngushtë ushtarakë të presidentit amerikan.
Të njëjtat burime këmbëngulin se Amerika e ka fuqinë të neutralizojë programin atomik të vendit komunist, e mund të ndërmarrë edhe ndonjë sulm paraprak.
Testi i fundit raketor i Penianit, i kryer një ditë pas demonstrimit masiv të fuqisë së saj me një paradë ushtarake, dështoi sipas zyrtarëve amerikanë dhe atyre koreano-jugorë.
Nga Ministria e Mbrojtjes në Seul mbërrin njoftimi se prova është kryer në Sinpo, një qytet port në lindje të Koresë së Veriut, i njëjti vend ku u testua një raketë balistike më herët gjatë këtij muaji, e cila ra në detin e Japonisë.
Amerikanët dhe koreano-jugorët po përpiqen të përcaktojnë se çfarë lloj rakete ishte ajo e përdorur të dielën, ndërsa raportet e para lënë të kuptohet se ishte me rreze të mesme veprimi.
Njeriu i konsideruar si numri dy në Korenë e Veriut, Choe Ryong-hae, paralajmëroi të shtunën se Shtetet e Bashkuara po krijojnë një “situatë konflikti” dhe se vendi do “t’i përgjigjet një lufteje totale me të njëjtën monedhë”.
Pas fjalimit të tij, në kryeqytetin komunist nisi parada ushtarake, gjatë së cilës u prezantuan raketa ndërkontinentale balistike dhe një nëndetëse e mbushur me të tilla. Festa e “Ditës së Diellit” i kushtohet themeluesit të shtetit Kim Il-sung, i nderuar si “presidenti i përjetshëm”. Një kult individi është ngritur edhe për djalin e tij, Kim Jong-il, dhe nipin, njëkohësisht pushtetmbajtës i tanishëm, Kim Jong-un./Arbresh.info/
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...