Google ADS

Ky burrë braktisi gruan dhe fëmijën për Luanën?

12:23 | 16 Prill 2017
Arbresh.info

Të tjera detaje kanë dalë në skenë pas arrestimit dhe ballafaqimit të provave në gjyq për personin që përndoqi gati 1 vit bukuroshen e ekranit, Luana Vjollca.

Fjala e avokatit mbrojtës në sallën e gjyqit ka zbuluar detaje të reja rreth historisë së “përndjekjes” disamujore të Luana Vjollcës nga një prej një fans “i çmendur” pas saj.

Avokati tha se i dyshuari Lila ishte divorcuar disa vite më parë nga bashkëshortja e tij, martesë nga e cila ka ardhur në jetë edhe një fëmijë.

Para gjykatës, mbrojtësi pohoi se një nga shkaqet e këtij divorci ka qenë dashuria për Luana Vjollcën, megjithatë kjo nuk është ende e qartë.

Po ashtu, mbrojtësi paraqiti para gjykatës një raport psikologjik të depozituar gjatë gjyqit të divorcit, ku provohej se Lila kishte probleme me kontrollin e emocioneve.

Ajo nuk i pati denoncuar në polici veprimet përndjekëse të një fansi “të çmendur”, derisa ai u përfshi në një sherr me grushte me të dashurin e saj, biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj.

Incidenti ndodhi pasditen e 12 prillit në Unazën e Madhe në kryeqytet.

Sipas Prokurorisë, këtë ditë prezantuesja, pasi ka dalë nga “TCH” me automjetin e saj, ka vënë re që po ndiqej nga një mjet “Fiat”, që i binte borisë në mënyrë të vazhdueshme.

Ajo ka lajmëruar mikun e saj Çoçaj, i cili ka i shkuar pas me një tjetër mjet.

Në një nga semaforët e Unazës së Madhe, për shkak të bllokimit të trafikut nga mjeti “Fiat” ka zbritur 32-vjeçari, Besmir Lila.

Ai i ka shkuar prezantueses te xhami dhe ka filluar t’i bërtasë që të hapte derën, duke i thënë se përse s’u ishte përgjigjur mesazheve të tij.

Në këtë kohë aty ka shkuar edhe Çoçaj, i cili është konfrontuar fizikisht me Lilën.

Një patrullë policie e rastësishme ka ndërhyrë, duke ndaluar Besmir Lilën.

Në çantën e tij është gjetur një armë zjarri, pistoletë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme