Pranvera e Anita Gashi janë ndër të parat që ia mësyjnë tregut të madh të librit. Nuk kanë ndonjë listë paraprake se çfarë duan të blejnë, shkruan sot KD.
“Po bëjnë fillimisht hulumtim”, thotë Anita, studente e Fakultetit Ekonomik. Preferojnë që paradite të shohin katalogët e titujt e më pastaj të vendosin se çfarë të marrin.
Librat që zgjedhin nuk e kanë ndërmend që t’i blejë secila për vete. Thonë se për çdo vit paguajnë disa tituj bashkë e pastaj i shkëmbejnë me njëra-tjetrën për t’i lexuar.
“Kështu veprojnë studentët”, thotë Pranvera, derisa shton se do të zgjedhin tituj letrarë e jo profesionalë.
Panairi i 17-të i librit “Prishtina 2015” që është hapur të martën e kësaj jave “pushtohet” nga blerësit nga mesdita e tutje.
Zhurma e të bërit pazar dëgjohet ende pa u futur në hapësirën ku kanë zënë vend 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Prej librave për fëmijë, bestsellerë, libra publicistikë e aso për fenë… janë pjesë e ofertës. Pallati i Rinisë dhe i Sporteve në Prishtinë, për gjashtë ditë shndërrohet në një univers a enciklopedi botërore ku veç shëtitja nëpër tituj ofron një udhëtim të pafundmë, përcjell koha.net. Por mbi të gjitha, Panairi është ngjarja që e zgjon edhe një kategori tjetër lexuesish përderisa 360 ditët tjera të vitit janë tjetër histori.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?