Google ADS

Koreja Veriore dështon të lëshojë një raketë

01:07 | 16 Prill 2017
Trina Galanxhi

Sipas mediave të Koresë Jugore, Koreja e Veriut është përpjekur që të lëshojë një raketë, por ka dështuar.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se lëshimi i raketës ka dështuar që në fillim, por ende nuk ka detaje më të hollësishme, transmeton portali arbresh.info.

Tentimi për lëshimin e raktës nga Koreja Veriore vjen pasi tensionet me SHBA-të janë në rritje.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se do ‘merret’ edhe me Korenë Veriore. Ai këtë deklaratë e ka bërë menjëherë pas sulmit ajror në forcat ushtarake siriane./Arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme