“Ndjeni dhimbjen e të varfërve dhe emigrantëve”

23:35 | 15 Prill 2017
Trina Galanxhi

Papa Françesku, gjatë meshës së Pashkëve, ka kërkuar nga të gjithë besimtarët katolikë që të mos e injorojnë gjendjen e emigrantëve, të varfërve dhe të njerëzve në nevojë.

Në predikimin e tij, bazilikën e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë ka rrëfyer tregimin biblik të nënës së Jezu Krishtit, Maria dhe të Maria Magdalenas, të cilat ishin mbushur me hidhërim përderisa shkonin të vizitonin varrin e tij pas kryqëzimit, transmeton portali arbresh.info.

“Të njejtin hidhërim, ne e shohim edhe gjatë ditëve të sotme nëpër qytetet tona, ku ndjejmë dhembjen e të varfërve, trishtimin e qenieve të trafikuara dhe shfrytëzimin e tyre”, tha ai.

“Ne mund të shohim edhe fytyrat e atyre që përbuzën vetëm pse janë emigrantë dhe janë të privuar nga vendi i tyre, shtëpia dhe familja”, ka shtuar ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme