“Europa duhet të fillojë të mbajë premtimet për Turqinë dhe t’i jap fund ‘islamofobisë’ kur i adresohet kombit”, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Marrëveshja e diskutueshme mbi emigrantët pritet të shfuqizohet, pasi sipas presidentit turk, BE-ja nuk po arrin të mbajë premtimet e saj, transmeton portali arbresh.info.
Erdogan ka akuzuar bllokun se nuk ka dhënë shumën e saj mbi marrëveshjen, sipas të cilës Turqia ka paguar rreth 4 milionë euro për të marrë përsipër të gjithë emigrantët që duan të hyjnë në Europë.
“Turqia nuk është kurban i askujt. Secili duhet të dijë vendin e tij”, ka thënë Erdogan.
Marrëveshja mbi frenimin e emigrantëve është ofruar mbi kërkesën e Turqisë për liberalizim vizash për qytetarët e saj, premtim i cili ende nuk është realizuar./Arbresh.info
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele