Google ADS

Sulmi me kamion në Berlin, Amri veproi nën urdhërat e një lideri të lartë të ISIS-it

22:30 | 15 Prill 2017
Trina Galanxhi

Anis Amri, që hyri me kamion në një treg Krishtlindjesh në Berlin, ku mbetën të vrarë 12 persona, ka marrë urdhëa direkt nga një lider i lartë i Shtetir Islamik.

Sipas raporteve të fundit të lëshuara nga autoritetet gjermane, ai është urdhëruar nga Abu Baraa al-Iraki, transmeton portali arbresh.info.

Der Spiegel thekson se autoritetet gjermane janë duke e hetuar lidhjen e Amrit dhe liderit të Shtetit Islamik, pas një raporti të dozëruar nga inteligjenca arabe.

24-vjeçari nga Tunizia, i cili arriti të largohej nga Gjermania pas sulmit, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane, me 23 dhjetor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme