Hapet sot qendra e modës “Dardha”

10:49 | 6 Qershor 2015
Arbresh.info

Sot, më 6 qershor, në orën 13:00, hap dyert Qendra për modë dhe dizajn “Dardha”në Prishtinë. Në hapjen solemne janë ftuar që të marrin pjesë përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile dhe qytetarë nga mbarë Kosova.

Mysafir special në këtë ngjarje do të jetë ansambli kombëtar i valleve “Shota”, i cili do të demonstroj dasmën Iliro-Dardane, me te gjitha tipa-ret tradicionale si Qerret me kuaj përkatësisht Qerrja e nuses, krushqit, kalorësit duke këndu këngë kreshnike tradicionale të kohës.

Ndërsa të ftuarit rekomandohet/luten që të marrin me vete nga një plis. Në mënyrë ne do të tregojnë përkatësinë tonë të lashtë që kemi si shqiptarë dhe bartja e plisit do t’na bëjë pjesë e koreografisë së “Shotës”, dasmorë Dardanë, dhe njëkohësisht mendohet që çdo 6 qershor te përkujtohet si dita e plisit në Kosovë.

Gjithashtu për disponimin e të ftuarve do të përkujdeset Vedat Ademi me grupin e tij. Pjesë e hapjes do të jetë edhe kokteji, aktivitetet argëtuese për të vegjlit dhe shumë befasi të tjera. Në fund do të shërbehet një tortë gjigante në formë të dardhës.

Moderator kësaj ngjarje do te jete Berat Mifatri, Qendra tregtare “Dardha” është vendtakimi më i ri i biznesit dhe banimit në kryeqytetin tonë. Pjesë e qendrës tregtare tashmë janë bërë disa prej brendeve më të kërkuara në vendin tonë si: H&M, Conad, Bata, Walone, Cute, Flurura Dedinja, Fiore, WeTech, etj.

Ka më shumë se një arsye që të jeni pjesë e këtij evenimenti të jashtëzakon-shëm. Eja edhe ti!

Ky eveniment mbahet tek Objekti/ballë qendrës Dardha, afër Stacionit te Autobusëve, përball me lagjen “Dardania”.

Agjenda:

Ora 13:00 – 13:15 Një fjalë rasti nga përfaqësuesi i kompanisë dhe Moderatori duke shpjegu konceptin dhe etimiologjin e emrit Dardhë-Dardan dhe Dardani

Ora 13:15 – 14:35 Shfaqja nga Ansambli shota dhe Dasma Tradicionale me Motive Iliro-Dardane

Ora 14:45-15:00 Prerja e Shiritit

Ora 15:10 – 15:15 Prerja e Tortës

Ora 15:15 – 17:00 Nga kjo kohë do të performoje këngëtari Vedat Ademi dhe Bendi i t

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme