Lirohet nga burgu bashkëthemeluesi i faqes Pirate Bay

10:40 | 6 Qershor 2015
Arbresh Info

Fredrik Neij, bashkëthemeluesi i tretë dhe i fundit i uebfaqes së turpshme për shpërndarjen e dosjeve The Pirate Bay, është liruar nga burgu suedez të hënën.

Neij, i cili njihet me nofkën “TiAMO”, është arrestuar nga  autoritetet e emigracionit në Tajlandë në fund të muajit Nëntor derisa ishte duke tentuar për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale nga Laosi në Tajlandë.

Megjithatë, pas dhjetë muajve qëndrim në burg, Neij tani është i lirë dhe i është bashkuar familjes dhe shokëve, raporton ‘TorrentFreak’, transmeton arbresh.info. 37-vjeçari është arrestuar së pari për shkeljen e të drejtave të autorit nga gjykata suedeze në vitin 2009 por është arratisur nga burgu duke ikur në Laos.

Ndërkohë, bashkëthemeluesi tjetër i uebfaqes The Pirate Bay, Gottfird Svartholm, i njohur ndryshe si ‘Ankata’, është dënuar për shkeljen e të drejtave të autorit dhe për kryerjen e sulmeve kibernetike për tri vite e gjysmë qëndrim prapa grilave.

Ende mbetet e paqartë se si uebfaqja arrinë të jetë funksionale pas rrëzimeve të bëra nga policia, por së fundmi The Pirate Bay ka pretenduar se përdorë makina virtuale të specializuara ndaj bastisjeve, që do të thotë se çdoherë që një pikë e uebfaqes rrëzohet nga policia, faqes i duhen vetëm pak orë për të qenë përsëri në funksion./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme