Google ADS

Koci: Prania e Policisë pranë Katedrales nuk po jep shije të mirë

21:11 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

Zhvillimet e fundit të sigurisë në vend kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

E nuk ka mundur pa komentuar rreth kësaj çështje edhe avokati, Arianit Koci.

Ai ka komentuar se ruajtja e Katedrales nga forcat e Policisë nuk po jep shije të mirë, sepse ne si popull nuk kemi urrejtje fetare.

Avokati këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në Facebook.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë:

“Rreth Katedrales në Prishtinë po shoh forca policore. Nuk po e jep shijen e mirë.

Kam besim në organet e sigurisë, dhe mund të ketë arsye për vendosjen e policëve në atë vend.

Por, une nuk besoj që situata është kaq e rëndë.

Thjesht, derisa mund të ketë animozitete të vogla fetare në Kosovë, nuk ka urretje në mes nesh.

Me shekuj, ne shqiptarët jemi mburrë me diversitetin tonë fetar dhe nacional.

Terroristët mund të realizojnë agjenda të veta, vetëm kur popullata lokale i përkrahë.

Shekuj me rradhë i kemi ruajtur kishat, xhamitë por edhe kishat ortodokse.

Ky është brumi i ynë kombëtar: respekt për fenë dhe nacionalitetin e tjetrit.
Shqiptari i vërtetë e çmon tjetrin së paku sa vetën; e çmon pakicën më shumë se vetën.

Laramania e bën Kosovën interesante dhe une personalisht, nuk mund ta paramendoj dhe nuk dua ta kem vendin tim etnikisht dhe fetarisht të pastër.

Përndryshe, psikoza që po krijohet rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë, po na dëmton shumë”, ka shkruar Koci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme