Pas fitores ndaj kampionit në Premierë Ligë, Leicester City, në takimin e parë në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve, Atletico ka mposhtur edhe Osasunan në La Liga.
Skuadra e Diego Simeones regjistroi fitore me rezultat të thellë 3 me 0 në ndeshjen e xhiros së 32 të zhvilluar si nikoqir në stadiumin ‘Vicente Calderon’, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori anësor Yannic Carrasco shënoi dy herë (30′)(47′), ndërsa mbrojtësi Filipe Luis ishte autori i golit të tretë dhe të fundit (61′).
Skuadra e Simeones është e pamposhtur në 30 nga 32 ndeshjet e zhvilluara në shtëpi në kuadër të La Ligas.
Atletico Madridi vazhdon qëndrimin në pozitën e tretë me 65 pikë, ndërsa Osasuna gjendet në zonën e dëbimit me vetëm 17 pikë./arbresh.info
https://streamable.com/h1t5q
https://streamable.com/kxgkz
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...