Paraqitja e Xherdan Shaqirit në ndeshjen e fundit me skuadrën angleze Stoke City ishte padyshim fantastike.
Ylli kosovar nga Gjilani shënoi gol të bukur nga distanca për 3 me 0 në takimin e xhiros së 33 në Premierë Ligë ndaj Hull Cityt, shkruan portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Super gol nga Xherdan Shaqiri (VIDEO)
“Ishte një fitore e madhe. Pas shumë disfatave, ishte e rëndësishme sot të paktën për të performuar mirë dhe për ta bërë atë që trajneri dëshironte. Mendoj se ne luajtëm mirë dhe fituam ndeshjen, gjëja më e rëndësishme ishte për të siguruar tre pikë”, tha fillimisht Shaqiri për faqen zyrtare të klubit, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: “Një tjetër raketë nga Xherdan Shaqiri! (FOTO)”
Gazetari i klubit anglez komentoi golin e reprezentuesit të Zvicrës duke thënë se ishte goli i këtij sezoni.
“Për mua ishte goli i sezonit?”, i tha gazetari 25-vjeçarit nga Gjilani.
“Vërtetë?” tha Shaqiri duke buzëqeshur. “Ishte një gol i bukur sepse ishte një sulm shumë i mirë. Unë isha gjithashtu shumë i lumtur që shënova këtë gol sepse jemi stërvitur për këtë, kemi punuar për këtë dhe ne jemi futbollist profesional që punojmë tërë ditën për atë”, u përgjigj superylli./arbresh.info
https://twitter.com/stokecity/status/853296277446152192
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...