Google ADS

Negociatorët e PS e PD takohen në fshehtësi, por pa rezultat

19:14 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

Edhe pse ende pa rezultat, pasditen e sotme nisen lëvizjet konkrete për të ulur palët në një tryezë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Mësohet se kryeministri Edi Rama ka mandatuar si negociator deputetin Taulant Balla, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Oerd Bylykbashin.

Burime të Top Channel thanë se Balla dhe Bylykbashi, u takuan pasdite larg medias për një takim njohës në lidhje me pozicionet që kanë palët.

Partia Demokratike këmbënguli që dialogu të ndërtohet mbi bazën e kërkesës së saj për krijimin e qeverisë teknike dhe mandatit të saj, ndërsa Partia Socialiste mbron pozicionin se dialogu duhet të nisë pa kushte.

Por burimet thonë se dera nuk është mbyllur dhe Balla e Bylykbashi pritet të takohen sërish javën që vjen.

Kontakti i tyre vjen pas propozimeve të Ramës dhe Metës, si edhe në prag të vizitës së Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili të hënën pritet të përcjellë mesazhe të qarta në Tiranë.

Po ashtu, java e ardhshme ka edhe dy seanca të rëndësishme parlamentare, të martën për “Vettingun” dhe të mërkurën, raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme